Mjetet kontraceptive në Kosovë ende të pashpërfillshme

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 13:15 | Nga

Koalicioni K10 ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kontracepsionit, me ç’rast është diskutuar edhe për menopauzën.

Diskutimi mbi kontracepsionin dhe menopauzën pati për qëllim të nxisë debatin rreth rëndësisë së përdorimit të kontraceptivëve tek të rinjtë, situatën aktuale në Kosovë dhe njëherit rëndësinë e përdorimit të kontraceptivëve tek gratë në fazën e menopauzës.

Koalicion K10 mbajti diskutimin e tretë të hapur në restorantin “Shpija e Vjetër” në Prishtine ku përpos diskutimit ka qenë edhe një mini-ekspozitë, e cila u hap ne orën 16:00.

Panelistët e këtij diskutimi ishin: Dr. Jehona Binishi Hysa – gjinekologe, Dr. Visare Mujko Nimani- zyrtare përgjegjëse e Programit, UNFPA, znj.Nermin Mahmuti – Gruaja në fazën e Menopauzës, që do të ndajë eksperiencën e saj, dhe z.Arianit Jakupi- farmacist

“Informimi më i mirë për metodat e kontracepsionit përkthehet në shëndet më të mirë të nënave, më pak abortime të pasigurta dhe barazi më të madhe për gratë”, u tha me këtë rast.

“Menopauza nuk është sëmundje, është një fazë tranzicioni në jetën e një gruaje!” theksoi Dr. Jehona Binishi Hysa

“Kosova qëndron shumë larg vendeve të rajonit sa i përket nivelit të furnizimit me kontraceptivëve në nivel nacional. Megjithatë, kërkesa nga tregu nuk e tejkalon sasinë që është e disponueshme në barnatore”, shtoi Arianit Jakupi, farmacist. Kjo tregon se niveli i përdorimit të konraceptivëve në Kosovë, dhe posaçërishtë atyre modern, është mjaft i ulët, gjë që u konfirmua edhe nga Dr. Visare Mujko Nimani, UNFPA.

Qëllimi i këtij diskutimi ishte aktualizimi i temave të shëndetit riprodhues që prekin çdo qytetar e në rastin e menopauzës kanë të bëjnë me gjendje shëndetësore të paevitueshme që mund të trajtohen përmes informimit adekuat dhe këshillimit me profesionistët mjekësorë.

Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është organizatë jofitimprurëse që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë.

 

 

Të ngjashme