Mjeti i dyshimtë del të jetë kukull e mbushur me letra (Foto/Video)

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 14:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës, ka bllokuar rrugën nga Xhamia e Çarshisë që të shpije drejt Gërmisë, pasi që afër xhamisë së Madhe, saktësisht mbi kulmin e një shtëpie është raportuar për një mjet të dyshimtë.

Ekipi i Ekonomia Online ka qenë në vendngjarje dhe ka arritur të siguroi pamje nga ekzaminimi i vendit.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Po mund ta konfirmoj se rreth orës 11:00 kemi marrë një informacion se në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ afër xhamisë së Madhe saktësisht mbi kulmin e një shtëpie është parë një mjet i dyshuar. Policia ka dal në vendngjarje dhe po ekzaminon vendin”, tha Ahmeti.

Por, gazetari i Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes ka bërë të ditur se pas ekzaminimit të rastit Policia e Kosovës dhe njësiti antibombë nuk kanë hasur në mjetin për të cilin dyshonin, por  mjeti i dyshimtë ka qenë një kukull e mbushur me letra.

 

15555272_10211716420815649_1446249331_o

15555155_10211716423655720_767899913_o

15609463_10211716423735722_388605217_o

15608552_10211716423895726_1822069821_o

Të ngjashme