Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive në Kosovë, sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Podujevës, për investimin e projektit “Ndërtimi i tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Për këtë projekt MKRS-ja do të investojë 500 mijë euro, ndërkaq Komuna e Podujevës do të investojë 200 mijë euro.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Me këtë rast, ministri Kujtim Shala dhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, u shprehën se kjo fazë e rëndësishme e investimeve të reja në këtë stadium, ndihmon dukshëm në përmirësimin e kushteve të përgjithshme të këtij stadiumi, dhe po ashtu, krijon kushte më të mira për zhvillimin e mëtejmë të futbollin e kësaj ane.