MKRS-ja investon tri projekte kapitale në Rahovec në vlerë totale mbi 2 milionë euro

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur dje në ambientet e MKRS-së në Prizren kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin. Në këtë takim, mes MKRS-së dhe Komunës së Rahovecit u nënshkruan tri memorandume bashkëpunimi.

Me anë të memorandumeve të nënshkruara, Ministria përkrah financiarisht Komunën për projektet: “Ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe – Rahovec” me 1 milion e 50 mijë euro, “Rregullimi i Stadiumit të Futbollit në Ratkoc – Rahovec” me 550 mijë euro dhe “Renovimi i Stadiumit të Futboollit në Komunën e Rahovecit” gjithashtu me 550 mijë euro. Mjetet financiare për këto projekte që do të implementohen gjatë viteve 2019-2021 do të ndahen në tri periudha kohore.

Me këtë rast, ministri Gashi tha: “Po punojmë që në çdo komunë të Kosovës sportistët të kenë hapësirat e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore për të gjithë sportistët në vend. Edhe sot nënshkruam tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit për tri projekte shumë të rëndësishme për sportistët e kësaj komune”.

Ndërkaq kryetari i Komunës, Smajl Latifi, u shpreh shumë i kënaqur për përkrahjen e Ministrisë për të rinjtë e kësaj komune dhe falënderoi ministrin Gashi për punën dhe angazhimin e tij në mbështetje të sportistëve në vend. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme