Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër do të shpërblejë Majlinda Kelmendin dhe Driton Kuka për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në Brazil.
Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në xhudo.
“Nesër (19.08.2016), ora 10:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
“Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro”, vazhdon njoftimi.