Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fitore Hashani, janë pritur në takim nga ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi.
Në takim janë diskutuar çështja e projektit të Shtëpisë së Kulturës, investimi në Stadiumin e Qytetit, përkrahja në aktivitetet kulturore e sportive, ka bërë të ditur kreu i Komunës së Obiliqit.
Ministri Kujtim Gashi është zotuar që me rishikimin e buxhetit do të realizohet edhe pjesa e mbetur me vlerë rreth 350 000 €, për përmbyllje të projektit në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq.