Në ambientet e MMPH-së u nënshkrua Memorandumi nga Ministri Ferat Shala dhe kryetari Naim Ismajli, në përkrahje të një projekti për Komunën e Shtimes. Projekti është “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Carralevë-Shtime dhe Mollopolc-Petrovë-Shtime-Vojnovc“ në vlerë 200,000.00 €.
Në këtë takim Ministri Shala theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi përkrahur financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet Komuna e Shtimes në realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti që do të kontribuojnë në mirëqenien e banorëve dhe mbrojtjen e resurseve ujore të Shtimes.
Palët u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të procedohet sipas Ligjit për realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti.