MMPH-ja dënon sulmin e protestuesve ndaj këshilltarit të ministrit

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 16:36 | Nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) shpreh brengosjen e thellë dhe dënon veprimet e sotme politike të Lëvizjes Vetëvendosje, si pasojë e të cilave i janë shkaktuar lëndime trupore këshilltarit politik të kësaj ministrie, Qeram Telqiu.

Në reagimin e MMPH-së thuhet se Telqiu është veprimtar i kamotshëm i kauzës kombëtare, ish i burgosur politik nga regjimi serb, themelues dhe nënkryetar i Partisë së Drejtësisë.

“MMPH-ja shpreh bindjen e thellë se format të tilla të veprimit politik nuk i duhen realiteti politik në Kosovë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në reagim.

Sipas gazetares së Ekonomia Online, e cila ka përcjellë protestën, sulmi ndaj Telqiut ka nisur pasi ky iu është drejtuar protestuesve: “Albin Kurti është spiun”!

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/aktiviste-te-vv-se-konfrontohen-me-punonjes-te-qeverise-dhe-policine/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme