Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) do të bëjë financimin e projektit “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatrat e Kaçanikut”.
Ky projekt do të kushtojë më shumë se gjysmë milioni euro dhe i cili do të përmirësojë jetesën e banorëve të shumë fshatrave të Kaçanikut.
“Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi ka dhe Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, kanë nënshkruar Memorandumin për projektin ‘Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatrat e Kaçanikut’, investim i MMPH-së në vlerën prej 561 177 00 €”, thuhet në njoftimin e komunës së Kaçanikut.
Me këtë rast kryetari Ilazi tha se investimi në infrastrukturën rrugore është njëri ndër prioritetet e komunës së Kaçanikut edhe për këtë vit.
Me këtë projekt do të përfitojnë fshatrat Elezaj, Duraj, Gabrricë, Prushaj, Gërlicë, Bajincë, Doganaj- Lagjet Lush, Dedaj, Gjoklarë, Koxhaj, Gabrricë, Sokol, Rakaj dhe Berishë.