Ministri i Mjedisit, Ferat Shala dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin: “Rregullimi i Kanalizimit në Mitrovicë”, i cili kap vlerën 50,000,00 €.
Me realizimin e këtij projekti të përkrahur nga Ministria e Mjedisit, banorët e Mitrovicës përfitojnë në ngritjen e cilësisë dhe mirëqenies së përditshmërisë së tyre.
Gjatë nënshkrimit të memorandumit Bahtiri, falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e dhënë në rregullimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të zeza.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi nisë realizimi i menjëhershëm i projektit.