MMPH ndanë 55 mijë € për rregullimin e digës së liqenit të Mirushës

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 15:28 | Nga

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, dhe kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për investim në rregullimin e digës së liqenit në Mirushë.

Shuma e ndarë nga kjo ministri është 55 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër e investimit do të mbulohet nga Komuna e Malishevës.

Këtë përkrahje të kësaj ministrie, e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Diga në liqenin në Mirushë, ishte dëmtuar për shkak të dy vërshimeve të mëdha që patën ndodhur në territorin e Komunës së Malishevës, e si pasojë e këtyre vërshimeve, diga kishte pësuar dëmtime të rënda”.

“Riparimi i digës, bëhet me qëllim evitimit të rrezikut të mundshëm të shpërthimit të saj, e që do të kishte pasoja të mëdha për fshatrat poshtë liqenit, si Mirusha, Lumnishta, Turjaka e Bubli”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Komuna e Malishevës, gjatë vërshimeve në janar të këtij viti, kishte pësuar dëme të mëdha, të cilat ishin llogaritur në afro një milion euro, por dëmtimi i digës së liqenit, paraqiste rrezik të madh.

Po ashtu, Shala ka nënshkruar marrëveshje për disa projekte me Komunat e Ferizajt dhe Fushë-Kosovës

Sipas Marrëveshjes me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa,  MMPH do të investoj në ketë komunë 66 mijë euro në projektin: “Rregullimi i Lumit në Fshatin Terne- Nerodime”;

Në Komunën e Fushës Kosovës MMPH do të investojë 150 mijë euro në projektin: “Ndërtimi dhe Rregullimi i Lumit Sitnica”, sipas marrëveshjes së nënshkruar me kryetarin e kësaj komune Burim Berisha.

ferat shala

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme