Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, në vazhdën e përkrahjes së projekteve të fushave përkatëse në komunat e Kosovës, gjatë vizitës në Komunën e Prizrenit, në prani të kryetarit të kësaj komune Ramadan Muja, ka nënshkruar marrëveshje me kryeshefin ekzekutiv të kompanisë rajonal të ujësjellësit K.R.U “Hidroregjioni Jugor”, Besim Baraliu.
Sipas Marrëveshjes MMPH do të financojë projektin “Rehabilitimi i Kaptazhës në Kabash të Hasit ”, në vlerë prej 60 mijë euro.
Shala gjithashtu në këtë takim ka biseduar për ecurinë e projektit të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza në Kosovën Juglindore, projekt ky i një rëndësie të veçantë për ketë pjesë të Kosovës.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja falënderoi Ferat Shalën për angazhimin e tij në projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Prizrenit.