Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme pas rënies së reshjeve të borës.
“Ju informojmë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve”.
Nga kjo ministri kanë apeluar për kujdes të shtuar tek të gjithë pjesmarrësit në komunikacion.
Njoftimi i plotë: