Mobilizim i jashtëzakonshëm i AAK-së në rajonin e Gjakovës

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 12:44 | Nga

Në tri tubime të njëpasnjëshme të AAK-së në BEC, Cermjan dhe Kralan, vendbanime këto që gravitojnë në Komunën e Gjakovës, disa qindra anëtarë, simpatizantë por edhe qytetarë pa parti, i kanë dhënë mbështetje të plotë Ramush Haradinajt dhe AAK-së, për për punën që po bëjnë në trajtimin e temave të rëndësishme për vendin, e posaçërisht për një platformë të zhvillimit ekonomik dhe të forcimit ekonomik të Kosovës.

Drejtues lokalë të këtyre vendbanimeve kanë folur për problemet jetike me të cilat përballen banorët, duke filluar nga infrastruktura e deri tek ajo, që ata e cilësojnë lënie pas doresh e tyre, nga projektet e qeverisë qendrore dhe komunale të Gjakovës.

Në Bec, AAK-së iu shtuan edhe 150 anëtarë të ri, ndërkohë që në Cermjan pati rreth 50 aderime të reja. Kryetari Haradinaj, tha se besimi kaq i madh në AAK, nuk është vetëm kënaqësi, por edhe obligim dhe përgjegjësi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme