Mobilizohet dega e PDK-së në Prizren

Prizren | 24 Mar 2017 | 16:23 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren pati një takim me kryetarët e nëndegëve të kësaj partie.
Takimi kishte për qëllim informimin rreth përgatitjes për kongresin e partisë, si dhe pjesëmarrjen e anëtarëve në konventën partiake të së dielës.

Kryetarët e kësaj partie shprehen gatishmërinë edhe për organizimin e aktiviteteve nëpër nëndegë me qëllim të mobilizimit të gjithëmbarshëm të strukturave partiake, dhe gatishmërinë për t’i informuar anëtarët dhe simpatizantët e nëndegëve për përgatitjen e tyre për zgjedhje, pasi që viti aktual do të jetë vit zgjedhor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme