Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një mbledhje me strukturat e partisë, për t’u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen këtë vi, raporton EkonomiaOnline.
Pas mbledhjes, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, para medieve dha detaje rreth këtij takimi.
“Sot nga ora 13:00 Mustafa pati një takim konsultativ me bashkëpunëtorët e tij nga partia, nga kryesia e partisë janë diskutuar paraprakisht parapërgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që po vinë. Siç e dini edhe seanca e Kuvendit ku do të shpërndahet Kuvendi i Republikës së Kosovës tani më është caktuar më 22 gusht dhe Mustafa ka mbledhur bashkëpunëtorët e tij për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që po vinë”, tha Mustafa.
“Deri në zgjedhjen e ardhshme kjo do të mbetet kryesia dhe do të kemi një vakuum në kryesi. Nuk ka asnjë emër konkretë për anëtarë në media u raportua një gjë e tillë nuk është aspak e tillë, sot nuk është diskutuar për asnjë pozitë”, shtoi Mustafa.
Ai tha se është biseduar për zgjedhjet e reja, për konstituimin e organeve të partisë, ndërsa tha se nuk është biseduar për kandidaturën për kryeministër.
“Siç kemi paralajmëruar nesër nga ora 16:30 do të mbajmë takimin me këshillin e përgjithshëm dhe tema është po e njëjta do te flasim për përgatitjet për të gjitha degët nëndegët dhe vet këshillin e përgjithshëm që është organi më i lartë, ku do të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që po vinë pra diku ne fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, kjo ishte tema e vetme që u diskutua në takim e Isa Mustafa me bashkëpunëtorë”, tha ai.
LDK-ja nesër mbanë Këshilli Drejtues, ku pritet te zgjidhet edhe kryesia e re e kësaj partie.