Qeveria greke e krahut të majtë është përballur me votë mosbesimi dhe protesta më 16 qershor, për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë, që zgjidhë çështjen e emrit.
Kryeministri grek Alexis Tsipras pritet të shqyrtojë votimin, që zë vend një ditë para takimit të dy ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, për nënshkrimin e marrëveshjes së emrit.
Marrëveshja për ndryshim të emrit të fqinjit verior grek, me emërimin Republika Veriore e Maqedonisë, është mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, ShBA-së dhe NATO.
Por, kjo marrëveshje është përballur edhe me kundërshtime të ashpra nga të dyja vendet.
Partia më e madhe opozitare greke ka quajtur këtë marrëveshje “kapitullim” dhe ka bërë thirrje për votë mosbesimi në parlament, ndërkaq presidenti nacionalist maqedonas George Ivanov, ka bërë veto ndaj marrëveshjes nëse ratifikohet në Parlamentin e Maqedonisë.