Mocioni i mosbesimin ndaj Trumpit, Senati mund të nisë gjykimin në janar

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i shumicës së Senatit të SHBA-së, Mitch McConnell, të mërkurën tha se Dhoma e udhëhequr nga republikanët mund të fillojë një gjykim për mosbesim ndaj presidentit Donald Trump, muajin tjetër.

McConnell tha se nëse Dhoma e Përfaqësuesve e mbizotëruar nga Demokratët aprovon akuzat e mosbesimit, të paraqitura të martën, atëherë gjykimi në Senat do të jetë “në rend të parë në janar”, njofton Klan Kosova.

Komentet e McConnell erdhën vetëm disa orë para se Komiteti i Gjyqësorit të Dhomës ishte planifikuar të fillojë të shqyrtojë nëse do të rekomandojë dy nene të mosbesimit në Dhomë për votim.

Këto akuza e ngarkojnë presidentin për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit, shkruan Al Jazeera.

Të ngjashme