Për festa të fundvitit zbukurohen shumë elemente në shtëpinë dhe kopshtin tonë.
Pos këtyre vëmendje i kushtojmë edhe paraqitjes sonë për këto festa.
Kështu fillojmë me veshjen, më pas vazhdojmë me flokët e grimin.
Gjithashtu edhe zbukurimi i thonjve ka një veçanti tek vajzat, kështu ka modele të ndryshme që preferohet t’i dekoroni thonjtë tuaj.
Ngjyrat që përdoren më shumë janë e kuqe, e bardhë, e gjelbër dhe ngjyrë ari.
Ndërsa figurat të cilat përdoren më shumë janë fjollat e borës, bredhat, kapela dhe gjëra tjera që simbolizojnë këtë periudhë.