Modelet e reja të Galaxy A (2017) në fillim të janarit?

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 13:27 | Nga

Seria e re e telefonave Galaxy A (2017) nga Samsung do të mund të shfaqet në treg më 5 janar.

Edicioni i 2017 i modeleve të Galaxy A do të jetë në mesin e telefonave mesatar por me specifika interesante sikurse ajo që i bën këta telefona rezistent ndaj ujit.

Galaxy A5 (2017) dhe Galaxy A7 (2017) pritet që të shfaqen me ekranet 5.2” dhe 5.7” në Full HD Super AMOLED, Samsung Exynos 7880 okta-core Soc, 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme, dy kamera me nga 16MP si dhe USB Type-C. Bateria e këtyre modeleve pritet të jetë me 3000 dhe 3600 mAh si dhe Android 6.0.1.

Modeli tjetër jo shumë i njohur – Galaxy A3 (2017), duhet të shfaqë kryesisht të njëjtat karakteristika përveç një ekran më të vogël dhe bateri me kapacitet më të ulët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme