Modeli i UBT-së si shembull në botë

Prishtinë | 18 Shk 2022 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Platforma “FIERCE Education” për UBT-në: Ndërtimi i një ekosistemi universitar SMART

Njëzet vjet pasi themeloi UBT në Kosovë, Dr. Edmond Hajrizi vazhdon vizionin e tij sipërmarrës për krijimin e një ekosistemi transformues digjital si një nga qendrat më të mëdha në formatin e qytetit të mençur (SMART city), ku studentët do të mund të mësojnë, jetojnë, fillojnë bizneset e tyre si dhe krijojnë mundësi për qasje në industri dhe punësim. Fusha e tij profesionale e ekspertizës në dizajnim dhe menaxhim të sistemeve të arsimit, biznesit, ndërmarrësisë dhe inovacionit sigurojnë një bazë të mirë të njohurive për këtë punë.

Hajrizi e filloi këtë në vitin 2001, duke pasur dy propozime bazike:

  • Mundësinë e zhvillimit dhe implementimit të ekosistemeve innovative në vendet më të vogla, duke përdorur praktikat më të mira, si dhe konceptet dhe mjetet moderne të projektimit dhe menaxhimit të sistemeve.
  • Gjithashtu mundësinë që të përdoren teoritë dhe praktikat më të mira të industrive të zhvilluara dhe sipas standardeve ndërkombëtare për të zhvilluar sisteme koherente të avancuara të cilat janë vendimtare për krijimin e njohurive të qëndrueshme, rritjen ekonomike dhe zhvillimin social.

Modeli i biznesit të UBT-së, kombinon kërkesat e të qenurit universitet me praktikat më të mira të biznesit dhe ndërmarrësisë, përherë proaktiv në gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve. “A mund të përdorën praktikat më të mira në ndërtimin e një sistemi si ky në Kosovë?”, në pyetjen e bërë nga ai, si dhe, “Nëse po, sa ndikim mund të ketë ky sistem në një qytet?”.

Objektivat strategjike

Hajrizi dëshiroi të krijoj një ekosistem inovativ të një shkalle më të vogël, një universitet inovativ sipërmarrës, si dhe zgjeroj aktivitetet shkencore dhe atyre të dijës me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës. Objektivat e tij strategjike kryesisht kishin të bënin me proceset si në vijim:

• Transdisiplinariteti në të gjitha disiplinat dhe ndërkombëtarizimi;

• Udhëheqja dhe inovacioni;

• Rezilienca, zhvillimi i qëndrueshëm, ekosistemi në shkallë të vogël;

• Arritja e përsosmërisë akademike, të biznesit dhe të qeverisjes;

• Ruajtja dhe rritja e ndërkombëtarizimit dhe partneriteteve rajonale;

• Krijimi i një mjedisit pozitiv për jetë, punë dhe mësim;

• Partneritet me komunitetin si bashkë krijues;

• Zhvillimi i kërkimit, inovacionit, ndërmarrësisë dhe përgjegjësisë sociale;

Hajrizi vendosi që ky universitet eksperimental të aplikojë teknologjinë SMART, si pjesë e dizajnimit dhe ndërtimit të teknologjisë. Për t’u konsideruar sisteme SMART, ato duhet në kohë reale të kenë aftësi për të mbledhur, analizuar dhe në kohë reale për t`iu përgjigjur të dhënave për shkak të implikimeve të sigurisë.

E ardhmja

Sot, universiteti i fokusuar në teknologjitë STEM ka rreth 2,000-15,000 studentë dhe 1,200 staf që studiojnë dhe japin mësim në më shumë se 150 fusha të studimit të akredituara. Përfundimisht, UBT do të ndërtojë opsionet e shkollës së mesme dhe parashkollore, si dhe ato për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Si rrjedhojë, kërkohet të ndërtohen më shumë kapacitete për kërkim shkencor dhe laboratore. Nuk ka fabrika të sistemit SMART në Kosovë apo Finlandë që të rinjtë të mund të trajnohen në Industry 4.0, kështu që Hajrizi po e ndërton. Studentët janë të gatshëm të mësojnë industrinë e shkallës së vogël në kampus. Gjithashtu do të ketë shumë mundësi praktike për studentët që të fitojnë kompetencë në sistemet SMART, të tilla si mikpritja dhe kujdesi shëndetësor.

Hajrizi është ende duke dhënë mësim në universitete nëpër Evropë, duke mësuar dhe bashkëpunuar me të tjerët për të ndërtuar të ardhmen që ai sheh. Eshtë duke punuar në sistemet e inteligjencës me teknologjitë AI dhe XR. Po punojnë me një kompani amerikane për të krijuar një bibliotekë me asete në Ballkan që përfshin kurse dhe realitin virtual/të shtuar për laboratorët virtualë të cilët kanë filluar gjatë pandemisë kur studentët studionin nga distanca. Gjatë kësaj kohe studentët dhe stafi krijuan 50,000 mësime në platformën e tyre të ndërmarrjes.

“Qëllimi ynë në UBT është të lejojmë qasjen në dije që do të jetë në dobi të shoqërisë dhe kushteve njerëzore”, tha Hajrizi. “Të gjithë janë në kërkim të një universiteti që do të ketë ndikim në shoqëri për njerëzit që tani nuk e kanë këtë qasje, momentum apo nivel të teknologjisë. Kjo nuk është një ide e bazuar në biznes, por një universitet që do të mbështesë njerëzit dhe vendin.” Hajrizi më tutje pohoi që, “ky projekt nuk është që mund të përdoret edhe në vendet e zhvilluara, kjo për shkak të status quo-së dhe barrierave. Mirëpo, këtu në Kosovë, ne kemi fusha të gjelbra për inovacion dhe vendimmarrje të shpejtë.”

“5G është gjenerata e parë e teknologjisë që është e aftë të mbështesë këtë nivel të sistemeve SMART”, tha Hajrizi, “në mënyrë që “UBT City” të mund të eksperimentojë me më shumë aspekte të një ekosistemi të vetëqëndrueshëm, si serat, monitorimi i bujqësisë dhe sisteme të tjera të reja që punojnë së bashku në një mënyrë të harmonizuar dhe efikase.”

Kosova ka një marrëdhënie të mirë me Finlandën, kështu që për dy deri në tre vitet e fundit, UBT ka punuar me Nokia për të instaluar një rrjet 5G në UBT. “Ne zgjodhëm Nokia-në sepse janë një partner i mirë për universitetet dhe industritë kryesore në mbarë Evropën dhe me to do të arrijmë nivelin e zhvillimit që po planifikojmë”, tha Hajrizi.

Ndaj, si kampus i shkencës dhe inovacionit, UBT është anëtare e IASP-Asociacionit Ndërkombëtar të Parqeve Shkencës dhe Zonave të Inovacionit.

Link: https://www.fierceeducation.com/leadership/building-smart-university-ecosystem

Të ngjashme