Agjenda politike në Kosovë ka qenë dominante në kohët e fundit, por pas krijimit të instuticioneve të reja të Kosovës pritet që prioritet të jetë zhvillimi ekonomik i vendit.
Safet Gërxhaliu, krytar i Odë Ekonomike të Kosovë ka thënë se Kosova ka nevojë për transfer të përvojave të avansuara të shtetndërtimit e në veçanti të qëndrushmërisë ekonomike dhe bashkëpunimit me Izraelin.
“Në qoftëse analizohen objektivat strategjike të Kosovës atëherë pa mëdyshje, rëndësi substanciale kanë edukimi, zhvillimi ekonomik, shëndetësia, ambientalizmi, teknologjia informative, energjetika, institutet për hulumtime dhe zhvillim dhe në këtë drejtim bashkëpunimi me isntuticionet nga Izraeli dhe me popullin mik Izraelit është i rëndësisë strategjike, me efekte multi-dimenzionale”, theksoi kryetari i Odës Ekomomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim të zëvëndës ambasadores së Izraelit në Beograd,Jenny Sedov.
Sedov, u falenderua për mikpritjen e bërë dhe shprehu gatishmërinë e saj që të jetë në funksion të forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Izraelit dhe në veçanti në mes të dy komuniteteve të biznesit dhe përmes këtij bashkëpunimi ekonomik të forcohen edhe më shumë raportet ndërshtetërore.
“Pajtohem, me zotëri Gërxhaliun për sektorët e propuzuara për bashkëpunim dhe besoj që ekonomia e dijes që bazohet në edukim, edukim dhe vetëm edukim është ardhmëria e Kosovës dhe këtë e dëshmon më së miri Izraeli dhe populli Izraelit”, theksoj ajo.