Modelja shqiptare “mburret” se arriti t’ia tërheqë vëmendjen miliarderit Silvio Berlusconi

Prishtinë | 08 Pri 2023 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Modelja Jori Delli u ka treguar banorëve në Big Brother për një episod që i ka ndodhur me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi.

Jori u tha banorëve se ka qenë e ftuar në një emision italian dhe se prezenca e saj kishte tërhequr vëmendjen e milionerit të moshuar, Berlusconi. Madje ai kishte telefonuar regjinë e emisionit dhe i kishte kërkuar që ta fokusonin më shumë Jorin në kamera.

Sipas saj, më pas prezantuesi i emisionit sportiv nuk e ka ftuar më, pasi nuk donte që të dilte sikur Berlusconi e drejtonte atë.

“Isha njëherë në një emision “Tiki Taka”, ai mori në telefon regjinë edhe tha ‘vendosni kamerat më shumë tek ajo vajza atje’. Edhe doli lajmi”.

“Unë për fajin e tij nuk shkova më te emisioni për muaj. Se prezantuesi nuk donte të jepte idenë sikur Berluskoni drejtonte atë, edhe ai nuk më foli më”.

“Mori në telefon regjinë Berlusconi dhe tha kush është ajo vajza, tregoje më shumë. Edhe nuk vajta më”, u shpreh modelja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme