Inteli theksoi se, edhe pse sivjet planifikon t’i livrojë modemet 5G tek konsumatorët, çipi nuk do të gjendet në telefona përpara vitit 2020. Apple i përdor modemët Intel në modelet e veta të iPhoneve, kështu që periudha kornizë sugjeron se iPhone 5G nuk do ta shohim përpara vitit të ardhshëm, përcjell Engadget.
Apple ka negociuar me Samsungun dhe MediaTekun për mundësinë e përdorimit të modemit të tyre 5G këtë vit, sipas Reuters. Megjithatë, nuk dihet nëse këto negociata kanë rezultuar në ndonjë marrëveshje konkrete. Nëse e mbanë hapin me Intelin, iPhone i parë 5G nga Apple do të mund të shfaqet më shumë se një vit pas telefonave rival 5G.
Samsungu ka prezantar telefonin e vet të parë 5G ditë më parë (Galaxy S10 5G), ndërkohë që do të fillojë të livrohet në disa muajt e ardhshëm. Gjithashtu, disa telefona të tjerë 5G nga prodhues të tjerë priten gjatë në javët në vazhdim.