Moderna efektive edhe pas gjashtë muajsh

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Studimi i ri i botuar në ”New England Journal of Medicine” tregon se vaksina Anti-Covid-19 me dy doza e Moderna-s vazhdon të prodhojë antitrupa edhe pas gjashtë muajsh.

Studimet vazhdojnë të hulumtojnë se për sa kohë zbulohen antitrupat tek njerëzit që kanë marrë vaksinën.

Nivelet e larta të antitrupave u zbuluan në të gjitha grupmoshat që morën pjesë në provën klinike, me të rinjtë që kishin nivele të larta krahasuar me të moshuarit.

Studiuesit synojnë të vazhdojnë monitorimin e personave në proces për të përcaktuar se kur humbasin antitrupat dhe për të parë se sa mbrojtje shtesë mund të zbatohet me një vaksinë përforcuese, raporton ATSh.

Vaksina e Pfizer u gjet se ishte afërisht 92% efektive pas gjashtë muajsh në një studim të veçantë.

Asnjë numër i saktë nuk është dhënë për vaksinën Moderna.

Të dy vaksinat janë treguar shumë efektive kundër sëmundjeve të rënda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme