Moderna thotë se vaksina e saj anti-COVID siguron mbrojtje për disa vjet

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Moderna ka thënë se vaksina e saj anti-COVID me shumë gjasë do të ofrojë mbrojtje nga koronavirusi për disa vjet, ka thënë shefi-ekzekutiv i kompanisë sot, raporton agjencia Reuters.

Ndonëse duhet më tepër të dhëna për të një vlerësim definitiv.

Kompania amerikane, që ka befasuar botën vitin e kaluar duke dal me një vaksinë që kuron koronavirusin e ri për vetëm disa javë, ka marrë aprovimin dje nga Komisioni Evropian.

“Skenari i makthit që ishte përshkruar në media në pranverë, duke thënë se një vaksinë punon vetëm për një apo dy muaj, mendoj se është jashtë kombinimit tash”, ka thënë shefi ekzekutiv i Modernas, Stephane Bancel.

Të ngjashme