Përfaqësuesesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, tha se Kosova e Serbia do të duhet të arrijnë marrëveshje përfundimtare të zbatueshme nga të dyja palët, raporton Ekonomia Online.
Kjo duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari serb gjatë prezantimit të Raportit të progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian në Strasburg, ajo shtoi se marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të zbatohen.
Ajo shtoi se hartimi i statuti për statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka filluar shumë vonë dhe se ky proces duhet që të përfundojë sa më shpejtë.
“Hartimi i statutit të asociacionit ka filluar shumë vonë e kam thënë këtë në Serbi, Kosovë e Bruksel. Por është lajm i mirë që ka filluar puna. Inkuroajoë që kjo të vazhdohet sa më shpejtë”.
“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mund të arrihet, zbatimi i marrëveshjeve duhet të vazhdojë. Janë bërë hapa në këtë drejtim nga të dyja palët. Ka vendosmëri dhe vullnet politik nga të gjithë”.