Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor mbështesin vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka pritur mbrëmë në një darkë pune liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Siç bën të ditur zyra e Mogherinit në takim iu dha mbështetje vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjes së një  marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

“Të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan angazhimin e tyre të fortë për perspektivën e BE-së, duke theksuar se puna për reformat vazhdon, siç janë bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

Mogherini dhe drejtuesit e Ballkanit Perëndimor shprehën solidaritet me Shqipërinë pasi vendi u godit nga një seri tërmetesh të forta këtë fundjavë, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme