Përfaqësuesesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, gjatë prezantimit të Raportit të progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian në Strasburg, raporton Ekonomia Online.
Mogherini, tha se Kosova ka shënuar progres në shumë fusha, por që mbetet ende punë për të bërë.
Sipas saj, Kosova duhet ta zbatojë MSA-në, duke shtuar se BE pret edhe respektimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
Ajo ka rekomanduar që Këshilli i Evropës të hapë negociatat për përafrim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Mogherini ka theksuar se Mali i Zi dhe Serbia kanë pasur përparim në negociatat për anëtarësim.
“Partnerët në Ballkanin Perëndimor kanë ofruar reforma të konsiderueshme. Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë reforma të rëndësishme, ndërsa do të rekomandohet hapja e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë”.
“Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në të gjitha vendet. Do të bëjmë përpjekje për fuqizimin e sundimit dhe ligjit. Të gjitha shtetet duhet të sigurohen që reformat janë duke u implemtuar në shkallën e nevojshme”.
“Do të fokusohemi edhe në asistencë financiare dhe mund të themi që gjatë tre vjetëve të fundit kemi bërë punë të madhe. Nuk mund të themi që janë arritur të gjitha, por janë bërë reforma të rëndësishme për qytetarët”.
Në raport thuhet se Komisioni Evropian është i shqetësuar për vazhdimin e politizimit të administratës publike, mungesës së progresit në çështje të ruajtjes së mjedisit, gjendjen e papërmirësueshme të sistemit të arsimit, rritjen e papunësisë, korrupsionin e përhapur.
Kërkohet më shumë luftë kundër pastrimit të parave. Raporti tërheq vërejtje për vazhdimin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe për sfidën që paraqesin për financat publike beneficionet për veteranët e luftës.