Mogherini në Tiranë: Çelja e negociatave e arritshme në qershor

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit të Shqipë Edi Rama me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini u shpreh se objektivi i Shqipërisë për çeljen e negociatave në qershor është i arritshëm, por nuk duhet marrë lehtë.

Më tej Mogherini u shpreh se Reforma në Drejtësi ka bërë hapa para, ndërsa theksoi edhe tri arritjet e Shqipërisë.

“Keni treguar rezultate konkrete për reformat. Ju përgëzoj për punën që keni bërë. Besoj që ju po kaloni një proces transformimi të Reformës në Drejtësi”

1.Është arritur me reformën, ju keni arritur të keni një reformë që do ishte shembull edhe për disa nga shtetet anëtare të BE. Vettingu ka sjellë rezultate të prekshme. Ne e shohim sa krenarë janë shqiptarët për vettingun. 80% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin.

2.Ulja drastike e kultivimit të kanabisit. Po sjell rezultate mbreslënëse.

3.Janë ndërmarrë shumë operacione për shpërbërjen e grupeve kriminale.

Ne duhet të jemi mbështetës ndaj Shqipërisë për të objektivin e saj drejtë BE-së. Është përgjegjësia jonë që ne të njohim punën tuaj dhe të japim vlerësime pozitive.

Besoj se çelja e negociatave në qershor është i arritshëm, por nuk duhet ta marrim lehtë. Ti përdorim javët në vijim për të punuar që shtete anëtare të BE-së të njohin punën e tyre. Vazhdoni jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj europianë që të kenë më shumë besim te Shqipëria dhe e ardhmja jonë europiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme