Një thirrje e fuqishme për angazhim të vazhdueshëm të BE-së në rajonin e Ballkanit është dëgjuar të martën në Parlamentin Evropian në një takim të “Miqve të Shqipërisë”, ku morën pjesë politikanë të lartë, si presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe shumë eurodeputetë, shkruan sot Koha Ditore.
Të gjithë kanë nënvizuar rëndësinë që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE dhe të mbetet prioritet i institucioneve të Bashkimit Evropian.
Kanë tërhequr vërejtjen se nëse BE-ja lë hapësirë të zbrazët dhe lejon që ky rajon të dështojë, atëherë do të ketë aktorë të tjerë ndërkombëtarë që do të jenë të interesuar për të mbushur këtë zbrazëtirë.