Mohgerini: BE-ja e vendosur ta mbrojë lirinë e gazetarëve nëpër botë

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini thotë se ekziston një përpjekje për rritjen e presionit ndaj gazetarëve, ndërsa thotë se BE është e vendosur për të mbrojtur lirinë e mediave në mbarë botën.

“Po shohim gjithmonë e më shumë përpjekje për të frenuar hapësirën për medien e lirë e për të zvogëluar në mënyrë sistematike besueshmërinë e shtypit. Shumë gazetarë kanë humbur jetën ose kanë rrezikuar atë, për të paraqitur të vërtetën”, thuhet në deklaratën e Mogherinit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shtypit.

Ajo ka theksuar se “Demokracia e shëndetshme mbështetet në një debat publik të hapur, të lirë e të ndershëm dhe është detyra jonë ta mbrojmë këtë hapësirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme