Dardan Molliqaj ka thënë se dialogu me Serbinë është i mbyllur dhe përjashtues.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria nuk po jep llogari për dialog dhe po e marrim vesh se çka ka ndodhur atje, nga mediat serbe, ku raporton Vuçiqi.
Molliqaj ka thënë se po heshtin Kurti dhe Bislimi.
Postimi i tij i plotë:
DIALOGU I MBYLLUR RREZIK PËRTEJ DIALOGUT
Dialog i mbyllur.
Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi?
E pastaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”.
Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.– Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog.– Pa platformë të miratuar në Kuvend.
– Pa raportim në Kuvend.– Pa dialog me shoqërinë civile.
Një vit e gjysmë, prej se ka filluar dialogu me Serbinë, themelon edhe kohën kur nisi tretja e Kuvendit dhe humbi rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve.
Duke e marrë si të mirëqenë mbështetjen blanko që opozita parlamentare i dha procesit të dialogut, arroganca e pushtetit nuk pyet për gjë.
Madje, nuk ka as simulim të transparencës. Kurti hesht, Bislimi hesht. Çka po heshtin shtrohet pyetje?