Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka kritikuar sjelljet e LDK-së dhe PDK-së, pasi sipas tij, sa herë që humbin, sillen si “fëmiu i vogël”.
Sipas Molliqajt, Vetëvendosje ka fituar edhe në Prishtinë edhe në Prizren, andaj duhet ta pranojnë këtë realitet e të mos shpifin.
Ky është postimi i plotë:
LDK-ja e PDK-ja po sillen si ai ”fëmiu i vogël” i cili sa herë humbë ankohet dhe kërkon me e nisë lojën nga fillimi.
Zgjedhjet kanë përfunduar të dielën dhe VETËVENDOSJE! është fituese në Prishtinë dhe Prizren. Ndaq pranojeni tash, ndaq priteni certifikimin e rezultateve. Ama, mos vazhdoni me shpifë përmes mediumeve tuaja propaganduese sepse fushata ka mbaruar.