Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka hedhur kritika ndaj partive opozitare në Kosovë.
Sipas tij, në pesë vitet e fundit vendit i ka munguar një opozitë e mirëfilltë, ndërsa akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po synon të rrisë pushtetin e tij.
Postimi i plotë:
Në 5 vitet e fundit, në Kosovë ka munguar një gjë: Opozita.
Kurti po lufton të rris pushtetin e vet. Partitë opozitare që të kërkojnë më shumë hise në pushtet me të. Është e rëndësisë jetike që në Kuvendin e Kosovës të kemi opozitë përnjëmend që nuk operon me këtë logjikë. Ajo opozitë do të jetë PSD!
Bashkohu sot me ne!