Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, iu është bashkuar protestës së veteranëve të UÇK-së, të cilët po protestojnë në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria, raporton Ekonomia Online.
“Ne jemi të lirë si qytetar të protestojmë. Këtu po shihet qe këtu nuk janë duke protestuar një kategori e pasur. Përderisa Qeveria i paguan para KEDS-it, kërkojmë që Qeveria mos ta miratoj këtë projektligj për pagën minimale”, tha Molliqaj.