Molliqaj: PDK e ka kuptuar se po shkon në opozitë

Prishtinë | 23 Kor 2017 | 13:58 | Nga

Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje u është përgjigjur akuzave të Degës së PDK-së në Prishtinë.

“PDK-ja e ka kuptuar tashmë që do të mbetet në opozitë, prandaj kanë filluar të sillen si të tillë. Por, ata duhet ta kuptojnë që opozita nuk bëhet me shpifje”, ka shkruar Molliqaj, në faqen e  tij në Facebook.

“Por, ata duhet ta kuptojnë që opozita nuk bëhet me shpifje. Ata duhet ta kuptojnë që kriminelët e tyre nuk do të mund t’i ikin drejtësisë nën qeverisjen e Vetëvendosjes”, ka shkruar deputeti i zgjedhur.

“Me shpifje ata po e shfaqin panikun e tyre. Ndërsa neve po na e forcojnë bindjen që jemi në rrugë të drejtë”.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, ngriti sot shqetësime për mbushjen e Komunës së Prishtinës me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët madje as nuk janë as qytetarë të Prishtinës. Bujar Cakolli i PDK-së ka thënë se sipas raportit të Auditorit Gjeneral, Lëvizja Vetëvendosje, për dy vjet ka punësuar kundërligjshëm 486 njerëz me kontrata të veçanta, duke i shkelur të gjitha ligjet dhe procedurat.

“Pagat e këtyre mercenarëve politikë i kanë kushtuar rreth 3 milionë euro qytetarëve… Shumica dërrmuese e këtyre të punësuarve janë pjesëtarë të sekretariatit të brendshëm të kryebanditit mollotovian Dardan Molliqaj dhe jo aktivistë të rëndomtë të kësaj partie. Pra, këta persona janë bandë e tij dhe jo aktivistë të zakonshëm politikë”, ka thënë Cakolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme