Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se s`do të ketë vota për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan dhe se ky qytet do të shkojë në balotazh në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, njofton Klan Kosova.
Këto komente ai i bëri gjatë një tubimi të Vetëvendosjes në këtë qytet.
Ai njëherit ka thënë se kreu i AAK-së, njëherësh kryeministri, Ramush Haradinaj po iu shkon njerëzve shtëpi për shtëpi për t`iu ofruar punë.
Për kryetar të kësaj komune, Vetëvendosje garon me Zekë Sinanajn, njofton Klan Kosova.