Momente dramatike për aktoren legjendare, Tinka Kurti në gjendje të rëndë!

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 18:50 | Nga

Aktorja e njohur shqiptare Tinka Kurti është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë lajmë e ka bërë të ditur blogeri Olti Curri, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se Tinka nuk do të jetë pjesë e operës “Carmen” të sjellë ndryshe nga baritoni Gëzim Myshketës.

Sipas Currit, Kurti vuan nga një infeksion pulmonar dhe është ekzaminuar nga një spital privat në Tiranë, i cili ka marrë përsipër çdo shpenzim për të risjellë shëndetin e aktores së njohur, e cila do të performonte në skenë për pak ditë.

Statusi i plotë i blogerit Olti Curri:

Nje lutje nga te gjithe per aktoren e madhe Tinka Kurti. Pritej qe ta shihnim ne skene ne “Carmen” opera e famshme e sjelle ndryshe nga baritoni Gezim Myshketa, ku nje vend special do kishte interpretimi i Tinka Kurtit dhe balerines Ambeta Toromani, por nje infeksion pulmonar ka goditur aktoren e shkelqyer shqiptare.

Mesojme se Tinka Kurti eshte ekzaminuar prane një spitali me probleme ne mushkeri dhe gjith stafi eshte mobilizuar per te bere te pamunduren per te shpetuar shendetin e aktores.

Nga drejtues të spitalit morem vesh qe gjithçka do te perballohet nga ky spital, mjaft qe shendeti i aktores legjendare, te rikthehet i normalizuar.

Prane aktores po gjendet baritoni Gezim Myshketa qe ndodhet ne Tirane per te pergatitur shfaqen e “Carmen”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme