Ndonëse nuk ka një version zyrtar nga policia për ekzekutimin mafioz të Festim Latos, i vetëshpallur president i Republikës së Çamërisë, mediet holandeze i janë rikthyer sërish kësaj ngjarjeje të rëndë, të ndodhur më 19 korrik 2019, ku trupi i shqiptarit u gjet i prerë copa-copa, i ndarë në thasë të ndryshëm dhe i hedhur në një kanal në Amsterdam.
Ditët e fundit, holandezët kanë publikuar me foto dhe video lëvizjet e fundit të 43-vjeçarit, me origjinë nga Vlora, të regjistruara nga kamerat e sigurisë. Lato është shfaqur për herë të fundit në një kafene, në Abcoude, ku është takuar me disa persona, siç shihet edhe në video, shkruan Ballkan Web.
Pas këtij takimi, ai shihet teksa hipën në një makinë luksoze, pas së cilës nuk është parë më i gjallë. Në emisionin investigativ të holandezëve thuhet se Lato shoqërohej në makinë nga tre burra dhe një grua.
Lidhur me raportimet e medieve holandeze, për rastin shkruan edhe Shqiptarja, ku thuhet se trupi i copëtuar në thasë të ndryshëm hedhur në kanal, mungon kostumi blu, çanta kafe me çelës dhe ora Rolex. Lato kishte bërë njerëz të investonin në “Çamërinë” e tij në shkëmbim të leje-ndërtimit nëse Lato do të merrte fuqinë.
Mediat holandeze zbulojnë foto dhe video ekskluzive nga momentet e fundit kur ai ishte gjallë, katër ditë para 19 korrikut 2019 kur trupi i tij u gjet i pajetë i prerë copa-copa ndarë në thasë të ndryshëm në një kanal në Amsterdam të Holandës. Një emision hulumtues në Holandë dhe që kërkon informacione për autorët e vrasjes që ende nuk janë zbuluar, ka nxjerrë pamjet nga takimi i fundit më 15 korrik që Festim Lato ka pasur në një restorant me disa persona, për punë!
Në takim e kanë çuar shoqëruesit e tij me një Opel Vivaro të bardhë, tre burra dhe një grua. Pasi ka mbaruar takimin në restorant, Lato duket nga kamerat e sigurisë teksa del të takojë për një moment shoqëruesit e tij. Kthehet sërish, takon personin që ishte në restorant, dhe largohet me makinën e tij, MGTF135 blu të errët, me tavan pëlhure. Është e çuditshme për hetuesit, se si një njeri si Festim Lato që nuk udhëtonte kurrë pa shoqërues, t’i linte ata të iknin dhe të largohej me makinën e personit që ishte në takimin e punës. Katër ditë më vonë, trupi i pajetë i tij u gjet i prerë dhe ndarë në disa thasë, hedhur ndoshta nga ndonjë barkë në Amsterdam Rijkanaal rreth 4 kilometra vijë e drejtë nga Abcoude, vendi ku Festim Lato bëri takimin e punës në restorant. Personi në fjalë që e shoqëron me makinën e tij private, është identifikuar nga hetuesit atje, dhe është marrë në pyetje.
“Ne folëm me atë burrë, që tha që atë mesditë kishte folur me Festimin për punë. Pastaj e kishte zbritur atë nga makina diku në Abcoude, por nuk i kujtohej se ku”, thotë hetuesja.
Katër ditë para se t’i gjendej trupi i pajetë, kur është edhe momenti i fundit që ka pamje të Latos, ai mbante veshur një kostum blu, i cili nuk është gjendur në thasët me pjesët e copëtuara të trupit, dhe po ashtu mungon edhe një çantë kafe që ai kishte me çelës, dhe ora Rolex që ai mbante.
Lato ishte baba i tre fëmijëve. La pas nënën, vëllain dhe motrën binjake. Shume njerëz ishin mashtruar prej tij. Media holandeze e përshkruan se, “me gojën e rrjedhshme dhe intuitën e biznesit, Lato kishte bërë njerëz të investonin në “Çamërinë” e tij në shkëmbim të leje-ndërtimit nëse Lato do të merrte fuqinë. Kështu ai do të kishte mashtruar njerëz të ndryshëm për miliona të tëra. Shumë njerëz kishin probleme me të, si politikisht dhe financiarisht”.
Motivi, dita kur ai është vrarë, ende nuk është zbuluar nga hetuesit.
Verën e kaluar në ujërat tona lundruese u gjetën pjesë trupi të një burri të vrarë. Viktima doli të kish pasur jetë shumëngjyrëshe.
E premte 19 korrik, një dëshmitar sheh diçka në ujë në Amsterdam-Rijnkanaal, Nigtevecht. Duket të jetë një pjesë e një trupi të pajetë. Shumë shpejt zbulohet identiteti: Festim Lato, 43 vjeç. Ai është viktimë e një krimi. Para 25 vitesh Festim Lato vjen nga Shqipëria në Holandë. Këtu ai takon gruan e tij. Lindin tre fëmijë. Martesa nuk zgjat. Në 2001 ata ndahen dhe Festimi përfundon në Afferden, Gelderland.
“Njerëzit këtu ndjenin gjithmonë të kishte diçka të fshehtë në atë shtëpi. Kangjellat ishin gjithmonë të mbyllura, nuk shihej asgjë”, shprehet një banor i zonës.
Në median holandeze dhe shqiptare fillojnë thashethemet.
Festim Lato pretendon të jetë Presidenti i Rajonit të Çamërisë. Një republikë jo e njohur në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai përpiqet shumë të përhapë këtë imazh sa më gjerë kudo jashtë. Gjatë mbledhjeve në shtëpinë e tij në Afferde duken flamuj dhe shfaqje ceremoniale. Pas vdekjes së tij, spekulohet shumë që mund të ketë një motiv politik. Ka edhe lajme që ai merrej me punë të dyshimta. Me gojën e rrjedhshme dhe intuitën e biznesit, Lato kishte bërë njerëz të investonin në “Çamërinë” e tij në shkëmbim të leje-ndërtimit nëse Lato do të merrte fuqinë.
Kështu ai do të kishte mashtruar njerëz të ndryshëm për miliona të tëra.
Një viktimë e veçantë…Për të gjetur kush donte ta vriste atë, policia rikrijon momentet e fundit që njihen.
Kthehemi në ditën e hënë, 15 korrik. Atë të hënë Lato largohet nga Afferden për të shkuar në një takim në Abcoude. Pak para orës 11:00, pas një orë e gjysmë udhëtimi, ai arrin në fshatin pranë Amsterdamit, pranë A2. Atë ditë Festimi është me një makinë Opel Vivaro të bardhë, dhe jo vetëm: Ai ka me vete tre burra dhe një grua.
Pak më larg, në Hoogstraat në Abcoude, Festimi zbret. Shoqëruesit e tij largohen në drejtim të parkimit në Marktveld.
Ndërkohë, Festimi blen diçka për të ngrënë tek dyqani i perimeve. Pastaj ecën në drejtim të kafene restorant “de Erndracht”. Këtu, Lato do të kishte një takim pune. Kush ishin të pranishëm në atë takim dhe për çfarë bëhet fjalë ende nuk është e qartë.
Në restorant, Festim bën një foto, selfie dhe e poston në rrjetet sociale. Në atë moment gjithçka duket në rregull.
Pas një ore, rreth orës 12:00 në drekë, ai del jashtë. Duket i gëzuar për diçka. Kjo duket edhe nga mënyra se si ai ecën.
Tani ai po shkon tek 4 njerëzit me të cilët është në Abcoude.
Në cepin e Hoogstraat me Marktveld ai flet pak kohë me ta dhe pastaj kthehet për në kafen “Eendracht”.
Burri me të cilin sapo kishte takim brenda, po e pret. Ora është gati 12:15 kur Festimi ecën bashkë me të në makinën e tij sportive që është parkuar në Molenweng. Të dy nisen në Hulksburg në drejtim të A2.
Ky është itinerari i fundit që dimë nga Festim Lato. Katër ditë më vonë gjenden pjesët e trupit të tij të pajetë në Nigtevecht. Festim Lato është vrarë në moshën 43-vjeçare.
Veç thashethemeve, kjo vdekje ka edhe pasoja njerëzore.
Hetuesja: Ai ishte shumë i lidhur me familjen. Ata tani janë tejet të trishtuar. Ai la pas nënën me të cilën fliste çdo ditë, motrën binjale dhe 3 fëmijë. Ata dhe ne duam të dimë pse dhe kush e vrau
Gazetarja: Kjo ende nuk duket e thjeshtë?
Hetuesja: Siç e pamë, shumë njerëz kishin probleme me të, si politikisht dhe financiarisht. Kjo shkakton që hetimi të jetë kompleks me interesim për një grup të madh njerëzish. Pas programit, shpresojmë të dimë më shumë për vdekjen e tij. Momenti i fundit i njohur është kur ai më 15 korrik hipën në makinën e një burri tjetër. Kjo ishte shumë e pazakontë. Festimi asnjëherë nuk shkonte vetëm diku. Ne folëm me atë burrë, që tha që atë mesditë kishte folur me Festimin për punë. Pastaj e kishte zbritur atë nga makina diku në Abcoude, por nuk i kujtohej se ku. Sigurisht kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që ta dimë. Ata ikën nga Abcoude me një MGTF135 blu të errët, me tavan pëlhure. Si makinë e rrallë që është shpresojmë që njerëzit ta kujtojnë. Ndoshta ka njerëz që e kanë parë Festim Laton të hënën, më 15 korrik pas orës 12:15. Pra kur ai zbriti nga MG-ja, diku në Abcoude.
Gazetarja: Sidoqoftë, ka rëndësi koha, e hëna 15 korrik , e premte 19 korrik, kur u gjet trupi i tij?
Hetuesja: Po, kështu mund të qartësojmë kohën rreth vdekjes së tij. Ne duam të kontaktojmë njerëz që e kanë parë diku. Ose të njohur të tij me të cilët mund të ketë pasur takim, ose kanë komunikuar në telefon me të. Duam të dimë edhe nëse ai ka pasur ndonjë takim ku nuk është shfaqur.
Gazetarja: Duhet të flasim edhe për detaje të tmerrshme. Dikush ka prerë trupin e tij të pajetë në copa.
Hetuesja: Po edhe kjo ishte një gjetje e tmerrshme. Trupi ishte ndarë në thasë, gjetur në vende të ndryshme në Amsterdam Rijkanaal. Pjesa më e madhe e thasëve ishin pranë njëri-tjetrit, pranë Nigtevecht, Utrecht. Rreth 4 km vijë e drejtë nga Abcoude.
Gazetarja: Dihet sa kohë kanë qenë në ujë thasët?
Hetuesja: Jo, fatkeqësisht kjo nuk gjendet. Ne sigurisht duam ta dimë këtë. Amsterdam-Rijnkanaal është rrugë e ngarkuar lundrimi. Ne verë ka edhe më shumë qarkullim. Shpresojmë që dikujt t’i kujtohet t’i ketë parë thasët në kanal. Peshkatarët, njerëz që shëtisin ose dalin me qentë, mund t’i kenë parë ato.
Gazetarja: Ju doni të zbuloni edhe vendvrasjen e Festim Latos.
Hetuesja: Po thasët me trupin e tij duket të jenë hedhur në ujë pranë Nigtevecht. Ndoshta dikush i ka parë, por nuk ka kuptuar Ndoshta dikush i ka parë, por nuk ka kuptuar çfarë. Mundet të ketë rënë diçka në sy nga 1 nga portet pranë. Mundet që trupi i pajetë i Festimit të jetë hedhur në ujë edhe nga një barkë. Kërkojmë këdo që mund të ketë parë gjë, lidhur me vendkrimin ose transportin e trupit.
Gazetarja: Pamë viktimën në pamjet e fundit që dihen. Ju ende kërkoni rrobat e tij?
Hetuesja: Po, rrobat e asaj dite janë zhdukur , nuk ishin në thasë. Ai kishte veshur një kostum blu të errët, këmishë të bardhë, këpucë kafe dhe kravatë. Ende çanta e tij bojë kafe me çelës dhe Rolex-i i tij nuk janë gjetur ende. Ndoshta dikush ka dashur të shesë çantën ose Rolex-in ose dikush tjetër i ka gjetur ato. /Ballkan Web/Shqiptarja/