Senatori amerikan John McCain që vdiq mbrëmë në moshën 81 vjeç, ishte një pilot avionësh bombardues.
Avioni i McCain ishte goditur dhe ai kishte rënë në një lumë, për t’u zënë rob nga vietnamezët.
Në disa foto të publikuara nga Agjencia Vietnameze e Lajmeve shihet momenti kur vietnamezët e kishin nxjerr nga lumi amerikanin.
Bëhet fjalë për 26 tetorin e 1967-ës.
McCain ishte torturuar shumë nga vietnamezët, për t’u dhënë informacione për ushtrinë amerikane, por ai nuk ishte treguar asgjë.
“Ata më linin në tokë të qelisë për katër ditë rresht, kohë gjatë secilës herë kisha ndjenja e herë jo”, tregonte McCain.
“Politikë e tyre ishte që nuk të ofronin asgjë, kurrfarë shërbimi mjekësor, nëse nuk u jepje ndonjë informacion. Unë u pata treguar vetëm, emrin tim, gradën ushtarake, numrin serik dhe ditëlindjen. Kështu, pas ditësh të shtrira në qeli, atë nuk arritën të merrnin asnjë informacion nga unë”.