Caktohet pasuesi i John McCain në Senatin Amerikan

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 19:20 | Nga

Guvernatori i shtetit të Arizonas, Doug Ducey, pritet ta emërojë ish senatorin Jon Kyl në Senat të martën, duke vendosur një figurë të njohur konservatore për ta zëvendësuar John McCain-in e ndjerë, raportojnë mediat amerikane.

Kylka shërbyer për tri mandate në Senatin Amerikan para se të pensionohej në vitin 2012.

Zgjedhja e tij është përshëndetur edhe nga e veja e ish Senatorit McCain, Cindy.

Ajo, në një postim në Twitter tha se Jon Kyl është “një mik i dashur i imi dhe i John-it”.

“Është nder i madh për John që ai është i përgatitur të kthehet në shërbim publik për të ndihmuar shtetin e Arizonas”, tha Cindy McCain.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme