Momenti kur Mujeci i VV-së përcillet nga polici pas arrestimit (Video)

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Sot është arrestuar në Shqipëri Besnik Mujeci, asamblist i VV-së, nën dyshimin për trafikim të drogës. Më saktësisht, policia e Shqipërisë konfiskoi 11 mijë doza ekstazi në Tiranë.

Nacionale ka siguruar videon ku shihet Mujeci teksa hyn në komisariat nën përcjelljen e një polici. Në fakt, në këto pamje shihet fytyra e Mujecit, të cilat janë pamje të publikuara edhe nga policia shqiptare, e cila ishte kujdesur të ia mbulonte fytyrën Mujecit, që u përjashtua nga VV-ja pas këtij arrestimi.

Të ngjashme