Momenti kur nëna hedh vajzën nga ndërtesa për ta shpëtuar nga zjarri

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë dyvjeçare mbijetoi pa lëndime pasi nëna e saj e hodhi atë nga një ndërtesë shumëkatëshe e cila po digjej në qytetin e Afrikës së Jugut, Durban, gjatë protestave.

Nëna 26 vjeçare, Naledi Manyoni, tha për Reuters se ajo kishte qenë në katin e 16-të kur zjarri filloi të martën. Ajo vrapo nëpër shkallë me vajzën e saj.

Manyoni më pas hodhi vogëlushen tek një grup I njerëzve poshtë ndërsa ata po bërtisnin të tmerruar.

“Pasi e hodha, isha e tronditur, por ata e kapën”, tha nëna, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme