Një sulm me thikë ka ndodhur në një xhami në Tiranë, ku kanë ngelur të plagosur 4 besimtarë myslimanë. Kanë qenë vetë besimtarët që kanë arritur ta neutralizojnë sulmuesin, para se të vinte policia për arrestimin e tij.
Sulmi ka ndodhur në xhaminë ‘Dine Hoxha’ te rruga e Kavajës.
Personi që ka kryer sulmin, është identifikuar si Rudolf Nikollaj. Ai fillimisht ka plagosur punonjësin e picerisë, e më pas ka shkuar në xhaminë që ndodhet përballë rrugës duke sulmuar me thikë 4 besimtarë.
Mësohet se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Mediat në Shqipëri, raportojnë se i njëjti person ditë më parë ishte në kërkim edhe për një plagosje me thikë, që ja kishte shkaktuar një qytetari, duke e qëlluar në këmbë.