Momenti kur tërmeti godet një koncert roku në Indonezi (Video)

Prishtinë | 23 Dhj 2018 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fortë ka goditur Indonezinë mbrëmë duke lënë 168 të vdekur, ndërsa numri i tyre pritet të rritet.

Një pamje dramatike e cunamit në Sunda tregon momentin kur valët e mëdha përfshin vendin ku ishte duke performuar një grup lokal i rokut, njofton Klan Kosova.

Më pas u tha se muzikanti kishte mbetur i vdekur, ndërsa disa spektatorë që morën pjesë në koncertin e grupit popullor indonezian thanë se 17 persona u zhdukën pas fatkeqësisë së të shtunës, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

https://youtu.be/Iki-TSbBEZE

Përgjatë ngushticës Sunda humbën jetën së paku 168 persona dhe më shumë se 700 të tjerë u plagosën, ndërsa qindra shtëpi dhe ndërtesa u dëmtuan rëndë nga cunami.

Autoritetet kanë paralajmëruar që të qëndrojnë larg plazheve rreth Sundas si dhe ata që janë evakuuar të mos kthehen.

Në disa pamje të transmetuara u panë rrugët e bllokuara nga shtëpitë e rrënuara, veturat e përmbysura dhe pemët e rëna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme