Është publikuar intervista pikëlluese e Kobe Bryant kur i thoshte gazetarit Jimmy Kemmel se vajza e tij Gianna Mari do të vazhdojë trashëgiminë e tij në basketboll.
Legjenda e basketbolli ndërroi jetë në aksidentit me helikopter, aty ku ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare.
Akademia ‘Mamba’ ishte themeluar nga Bryant, ku luanin të rinjtë, e pjesë tyre ishte edhe Gianna.
41-vjeçari në një intervistë në vitin 2018 kishte zbuluar se e bija dëshironte të shkonte hapave të tij në basketboll dhe të vazhdonte trashëgiminë.
Bryant i tha gazetarit se në rrugë tifozët e ndalnin dhe i thoshin se duhet të kishte edhe një djalë në mënyrë që ta vazhdonte trashëgiminë e tij, por që vajza gjithmonë i thoshte se ajo do ta bënte një gjë të tillë.
“Ju duhet ta keni një djalë, ju duhet ta keni dikë që e vazhdon traditën tuaj, trashëgiminë tuaj”, ka zbuluar Bryant.
“Gianna ua kthente menjëherë: Në rregull, unë do ta bëjë këtë. Dhe unë i thosha: Po, ti do ta bësh këtë”, ka shtuar më tej legjenda.
Por, fatkeqësisht që të dy ishin na helikopterin që u rrëzua mbrëmë në bjeshkët e Los Angelesit, së bashku me shtatë persona të tjerë e nuk arritën të mbijetonin.