Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, ka pranuar se ylli Thomas Lemar mund të largohet nga klubi në janar.
Edhe pse ka thënë se klubi nuk është mësuar me shitje të lojtarëve në afatin kalimtar të janarit, një gjë e tillë mund të ndryshojë sivjet.
“Nuk jemi mësuar të shesim lojtarë gjatë dimrit. Por afati kalimtar zgjat deri në fund të muajit dhe shumë gjëra mund të ndodhin”, ka thënë ai.
Lemar po kërkohet me ngulm nga Liverpooli dhe Arsenali.