Skuadra franceze Monaco ka konfirmuar se është duke sfiduar Juventusin dhe Chelsean për transferimin e mesfushorit rus, Aleksandr Golovin.
“Ne i kemi bërë një ofertë CSKA Moskës për Golovinin”, ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev për “Sport Express”, transmeton “Koha Ditore”.
“Kemi bërë një ofertë bujare dhe kemi ofruar për lojtarin një kontratë pesëvjeçare. Mendoj se një transicion te një klub si Monaco është opsioni më i mirë për të në këtë fazë të karrierës.
Çdo gjë do të vendoset në ditët në vijim. Nuk mund të presim gjatë”. Golovin 22-vjeçar ishte një nga zbulimet e Botërorit “Rusia 2018”, ndërsa arriti me Rusinë deri në çerekfinale.
© KOHA