Zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, ka thënë se mesfushori Thomas Lemar nuk është në shitje.
Arsenali ka kërkuar qe një kohë të gjatë francezin, por kampioni i Francës ka thënë se futbollisti nuk do të largohet këtë afat kalimtar.
“Do të adresoj spekulimet lidhur me çështjen e Thomas Lemarit. Ai qëndron me ne. Është talent i shkëlqyeshëm dhe është esencial për skuadrën. Kemi mbajtur të gjithë futbollistët që kemi pasur synim t’i mbajmë”, ka thënë Vasilyev.
Arsenali kishte ofruar 35 milionë euro për Lemarin në qershor, ndërsa Monaco kishte refuzuar menjëherë ofertën e “Topçinjve”.